Dje, më 30 Nëntor 2011, pata kënaqësinë të jem njëri nga ligjëruesit në BarCamp Prishtina #3, sidomos kur në të njejtën ngjarje folën edhe Shpend Sadiku dhe Arianit Dobroshi. Shpendi foli rreth Telegrafit më shumë si një platformë që ofron shërbime të ndryshme për klientët e saj sesa vetëm një portal ku mund të informohesh për të rejat e fundit. Ndërsa Arianiti foli për pronësinë intelektuale, rëndësinë dhe rolin e saj si dhe për mënyrat e mbrojtjes së punës autoriale përkatësisht inovacioneve. Unë mësova shumë gjëra nga të dytë për dy temat. Ndërsa unë (Betimi ) fola për Windows Phone 7, mundësitë dhe shanset që ofron platforma si dhe rrugën për të përfituar benefitet e saj. Më poshtë po e publikoj prezantimin tim në imazhe, por që të njejtin mund ta shkarkoni edhe nga këtu. Shpresoj të mësoni gjëra të reja nga informatat e prezantuara më poshtë (edhe pse prezantimi, si zakonisht, përmban vetëm titujt e temave që fliten gjatë ligjëratës), por gjithashtu jam i hapur për të mirëpritur edhe vërejtjet tuaja që mund ti postoni në komente apo të m’i dërgoni në emailin tim personal.
Betim, urime shumë mirë prezantimi. Me të vertetë m’ka pelqy. A mund të më tregosh se me cilin program i ke përgatit slide-t. Kalofsh mirë.
Përshëndetje Ragip.
Faleminderit për vlerësimin.
Sllajdet janë përgatitë dhe prezantu në MS Office PowerPoint 2010.
Me të mira,
Betimi