ALNUG & ALSSUG takimi i dytë

ALNUG & ALSSUG takimi

Sot në ambientet e Innovation Centre Kosovo dy grupet e përdoruesve të teknologjive të Microsoft, Abanian .Net User Group dhe Albanian SQL Server User Group organizuan takimin e dytë me radhë, të përbashkët.

ALNUG & ALSSUG takimi

Takimi u hap nga Dukagjin Maloku, Microsoft SQL Server MVP dhe lider i ALSSUG dhe Betim Drenica, lider i ALNUG të cilët folën për organizimin, falenderuan sponsorët dhe kërkuan angazhim më të gjerë të vullnetarëve për folës në tema të ndryshme në të ardhmen.

ALNUG & ALSSUG takimi

Sesioni i parë ishte ai i Betim Drenicës (@betimdrenica) i cili foli për “Web Services: Dje – Sot”, duke prekur pak aspektin biznesor të përdorimit të web api-s më herët dhe në ditët e sotme, për të vazhduar më tej me një shpjegim më të gjerë për teknologjinë e ueb shërbimeve dhe standardin HTTP 1.1 dhe për ta mbyllur me shembull real të implementimit të një ueb shërbimi. Prezantimin mund ta shkarkoni nga SlideShare.

ALNUG & ALSSUG takimi

Sesioni i dytë ishte ai i Egzon Zenelit (@egzonzeneli) i cili foli për “Window Functions in SQL Server 2012″. Me një informacion gjeneral se çfarë janë dhe ku e si mund të përdoren këto funksione, Egzoni mori një mori shembujsh real të përdorimit të funksioneve “window” për ta mbyllur prezantimin e tij me disa përdorime të avancuara në një bazë shënimesh në SQL Server.

ALNUG & ALSSUG takimi

Sesioni i tretë ishte ai i Veton Shalës i cili foli për “Programimi asinkron në C# 5.0″. Vetoni së pari foli për konceptin e asinkronisë dhe pastaj tregoj se si ka evoluar C# si gjuhë programuese në implementimin e këtij funksionaliteti.

ALNUG & ALSSUG takimi

Nuk duhet harruar pa përmendur që kjo ngjarje u përkrah edhe nga Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës – STIKK, dhe nga portali Digjitale.Com.

2 thoughts on “ALNUG & ALSSUG takimi i dytë”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>