Pse ligjëroj në konferenca?

A e keni pyetur veten ndonjëherë pse më duhet të marrë pjesë në konferencën / ngjarjen (ang: event) e radhës? Apo, thjeshtë me marrjen e një ftese (qoftë edhe joformale) përgjigjeni pozitivisht? Mirë… kohëve të fundit, jemi përballë me një numër të konsiderueshëm të ngjarjeve (sidomos atyre për / rreth Teknologjisë Informative), dhe, pikërisht për këtë unë “jam sqaruar me veten”, se, pse marrë pjesë unë në ngjarjen e radhës. Unë ligjëroj në konferenca / ngjarje për shumë arsye, për të bartë diturinë tek të tjerët (pa kushte), për të promovuar një metodologji, teknologji, vegël, komponentë, ide e cila u ndihmon të tjerëve, për të promovuar veten (si person i njoftuar me temën / teknologjinë specifike), për të treguar për dështimet e mia dhe ngritjen pas tyre (pasi që askush nuk mund të shmangë dështimet, si pjesë e natyrshme e çdokujtë), për të shfaqur qëndrimet e mia rreth diçkafit (edhe nëse ato janë të kundërta me masat :) ) , etj … E për sukseset … ato le të promovohen vetë … unë nuk kam nevojë ti flas … (pak ideale këtu … po … nejse :) ). Continue reading Pse ligjëroj në konferenca?

Ngjarjet (konferencat) e TI-së dhe ne

I nxitur nga përpjekjet e një kolegu dhe të miat për organizimin e një takimi të një grupi të përdoruesve të një teknologjie (user group meeting), nga konferenca e fundit, nga reagimet dhe shkrimet pas kësaj konference si dhe nga biseda me shumë miq rreth kësaj çështje kam menduar goxha shumë këtyre ditëve për këtë “problematikë” apo për këtë “dukuri”.

Continue reading Ngjarjet (konferencat) e TI-së dhe ne