Ne nuk dijmë!!!

I nxitur nga një lajm (i hidhur) i kohëve të fundit për invazionin (apo ardhjen, shprehur më butë) e një morie njerëzish të huaj (programerë) në institucione tona (thelbi/qeliza e shtetit) u nxita të bëjë këtë shkrim dhe të jap mendimin tim rreth kësaj dukurie,  duke qenë i vetëdishëm se mund të mos e marrë askush parasyshë (por tek e fundit dua të bëhem protagonisti i ngarjes së mirënjohur “Dua të tregoj me kë jam!”). Continue reading Ne nuk dijmë!!!

Studioj. Çka? Shkencat kompjuterike

Është një gjë shumë e mirë të studiosh, por është edhe më e mirë të dishë saktë se çka po studion, dhe të keshë të qartë ku të dërgon ai studim.

Sa e sa herë më ka rastisë të takoj persona që kanë kryer shkollën e mesme dhe ia mësyjnë dyerve të fakultetit, me dëshirën (kush të madhe e kush të zjarrtë) që të bëhen programer apo zhvillues të aplikacioneve etj. Natyrisht, më duhet të pranoj se, gjinia dominuese, pa diskutim, është gjinia mashkullore, ndërsa e kam një përshtypje (por edhe nga ajo që kam hasur) se femrat (në Kosovë) vendosin të studiojnë shkencat kompjuterike pasi që “aty ka shumë matematikë” (ato që e dojnë këtë lëndë natyrisht). Por, marrë në përgjithësi ka pak, apo fare nga ata që e dijnë saktë pikën ku dëshirojnë të arrijnë, pjesën në të cilën do të koncentrohen më shumë (duke e ditë që programi i fakultetit (e sidomos shkalla bachelor) jep një hyrje pothuajse në gjithë “fushat e programimit”), dhe çfarë do të donin të hulumtonin (research) më shumë.

Continue reading Studioj. Çka? Shkencat kompjuterike