Identiteti online

Të jetosh në ditët e sotme dhe të mos kesh identitet është një diçka shumë interesante dhe misterioze, aq më pak kur mund të jesh njeri që ke një punë standarde, që ke bërë një shkollim të caktuar, që ke bërë dhe bën ndonjë aktivitet të caktuar apo gjetiu. Nuk e kam fjalën për identitetin në jetën e përditshme apo ndonjë identitet të caktuar të çfarëdo natyre, e kam fjalën për identitetin online. Pa diskutim sot mediumi më i fuqishëm është interneti dhe jo më televizioni apo radioja siç mund të ketë qenë fare pak kohë më parë. Dhe sot ne jemi para një dileme a të ndërtojmë apo jo identitet të vërtetë online, apo identitet interneti. Përgjigjja ime do të ishte e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë: PO, ne duhet të kemi një identitet të vërtetë online. Pse shtrohet pyetja. Sepse… Continue reading Identiteti online

Aplikacione të avancuara interneti (Rich Internet Applications) – 3

*Për të lexuar pjesën e parë të shkrimit, kliko këtu.
*Për të lexuar pjesën e dytë të shkrimit, kliko këtu.

Në pjesën e fundit të kësaj serie të shkrimeve për aplikacionet e avancuara të internetit kemi folur për pjesën e konceptimit të aplikacioneve dhe për ambientin e integruar të zhvillimit, por duke ju përgjigjur edhe profilit të revistës dhe të lexuesve (potencial) të saj nuk jemi futur në detale, siç do ta bëjmë edhe në këtë pjesë, ku do të vazhdojmë të flasim për idenë se çka duhet të ofroj një Ria platformë zhvillimi për pjesën e përkrahjes pë zhvillimin e ndërfaqeve (user interfaces), për pjesën e gjuhëve programuese dhe fare pak do të përmendim se si është qasja e ndaj bazave të të dhënave nga persepktiva e këtij tipi të aplikacioneve. Continue reading Aplikacione të avancuara interneti (Rich Internet Applications) – 3

Aplikacione të avancuara interneti (Rich Internet Applications) – 2

Platformat e zhvillimit

*Nëse nuk e keni kaluar pjesën e parë, klikoni këtu  për ta lexuar.

Siç e kemi cekur edhe në pjesën e parë të këtij shkrimi, RIA aplikacionet kanë evoluuar nga dita në ditë, dhe ndryshimet që kanë pësuar kanë ndërruar edhe vetë definicionin e tyre, problematikë të cilën veçse e kemi prekur. Por ajo që do të ishte interesante të shtjellonim (dhe që do ta bëjmë në këtë pjesë) është ajo, se çka duhet të ofroj një platformë zhvillimi apo teknologji zhvillimi që të përmbushë nevojat e zhvilluesve për të vënë në dritë një aplikacion RIA, apo, cilat komponente (minimale) duhet të ofroj teknologjia për zhvilluesit (dhe vetë aplikacionin gjithashtu). Continue reading Aplikacione të avancuara interneti (Rich Internet Applications) – 2

Aplikacione të avancuara interneti (Rich Internet Applications) – 1

Hyrje

Me shtrirjen e internetit, evoluimin e teknologjisë nga dita në ditë edhe kërkesat e përdoruesve janë rritur, zgjeruar dhe ndryshuar me kalimin e kohës. Sot (si përdorues) kur nuk kemi problem me lidhjen e internetit dhe shpejtësinë e tij, ne dëshirojmë që shumicën e punëve ditore ti kemi në një vend të vetëm, të centralizuar por të qasshëm nga vendi në vend (nga kompjuteri personal, i punës, i shtëpisë, i kafeterisë ku mund të kalojmë një kohë të shkurtër, telefoni mobil madje, e gjetiu). Prej kohës është parë që uebi është një shans i mirë për zhvilluesit softuerik që të mund të japin një alternativë për zgjidhjen e këtij “problemi”. Continue reading Aplikacione të avancuara interneti (Rich Internet Applications) – 1